Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka dalë sërish ditën e sotme në një deklaratë për mediat, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi i ka bërë thirrje drejtësisë që të zbardhë çështjen, ndërsa shtoi se do të vijojnë të dërgojnë në SPAK dokumente të tjera që vërtetojnë këtë aferë.

Më tej ajo u është drejtuar kompanive të inceneratorëve, duke u thënë se fushëbeteja e tyre është në SPAK.

Monika Kryemadhi: Dezinformacione, mashtrime dhe shërbime në kuadër paniku që zyra e shtypit  të Ramës është future në sulm për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve, për të nxitur sistemin e drejtësisë për të frenuar skemën korruptive.

Rama gënjeu në komisionin hetimor, megjithatë sapo u njoha me një deklaratë të një prej kompanive të inceneratorëve që ka përfituar mbi 100 mln dollar nga buxheti i shtetit, dhe qenkan të shqetësuar se nuk qenka e vërtetë… kjo është një histori që SPAK do e zbardhë, nuk ju jap dot faturat deri sa të dorëzoj totalisht me qindra mijëra fatura në SPAK. Po u nxjerr vetëm një nga faturat e një kompanie… që vlerat shkojnë 220 mln lekë, 89 mln lekë…

Janë fatura të hedhura në sistemin fiskal. Ndaj të nderuar inceneratorist, që merrni frymëzim nga Rama, fusha e beteja jonë është SPAK, ne jemi në SPAK, do vazhdojmë të dorëzojmë dokumente, SPAK të tregojë se është arbitër i drejtë, Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 mln dollarë me fatura, të marra nga buxheti i shtetit dhe të fusë në xhepat e tij dhe për të blerë çdo gjë që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni. Po të kishte drejtësi dhe shtet, sot Rama do ishte koleg me Bllakon dhe Kokën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb