Me javën e 23-të të lënë pas shpie, Interi, Napoli, Milani dhe Juventusi duhet të zbresin sërish në fushë. Të mërkurën dhe të enjten, në “San Siro” do të luhen ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Të parët që do të zbresin në fushë do të jenë Interi dhe Napoli në orën 20:45, teksa sfida e kthimit do luhet në “San Paolo” më 5 mars.

Ndërsa të enjten do të jetë radha e Milanit dhe Juventusit, gjithnjë në “San Siro” dhe gjithnjë në orën 20:45, teksa sfida e kthimit do jetë më 4 mars në “Allians Stadium”. Shumë tifozë priten për këtë përnallje, teksa janë shitur deri më tani mbi 60 mijë bileta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb