KOSOVE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim konsultativ liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas tri ftesave të dështuara, këtë të hënë fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti i ka shkuar në zyrë presidentit Thaçi për të diskutuar për formimin e qeverisë së re.

Kurti më herët bëri të ditur se te presidenti Thaçi po shkon pa marrëveshje politike me LDK. Kjo e fundit ende duke mbajtur mbledhjen e kryesisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb