TIRANE

Rita Lati është një ndër aktoret e humorit më të njohura dhe më të dashura në vendin tonë. Me filmat e saj të shumtë ka fituar zemrat e publikut shqiptar.

Ajo është një femër e çiltër dhe ka folur gjithmonë “pa doreza” për jetën e saj private. Në intervista të mëparshme aktorja ka treguar se kur vajza e saj ishte e vogël është ndarë nga bashkëshorti, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Pasditen e sotme Rita Lati ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” ku ka treguar për projektet e saj të fundit. Në rubrikën e pyetjeve nga publiku, aktorja u pyet se pse zgjodhi që të mos martohej sërish dhe përgjigjja e aktores është epike.

“Se s’më donte asnjë burrë. E di si është puna, burra ka sa të duash, nuk kam qenë asnjëherë pa një burrë, por një burrë në shtëpi nuk e përballoj dot. Të vijë e të ikë i biri i botës, aq sat ë dua unë të rrijë me mua. As një sekondë më shumë, aq sa dua unë dhe e kupton vetë personi, duhet të iki. Faleminderit shumë”- ka thënë aktorja e njohur.

Një tjetër pyetje ishte a e ngacmojnë në rrugë. “Po më ka ndodhur që të më ngacmojnë madje edhe djem më të rinj se unë”- ka thënë aktorja.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb