Sarah Ferguson, pasi u divorcua nga princi Andrew, e ka gjetur rrugën e saj të shpagimit në letërsi, shkruan vanityfair.it.

“Unë gjithmonë kam pasur një pasion për historinë dhe studimet e saj dhe kam dashur të jem në gjendje të tregoj përvojën e grave të forta përmes filmave dhe televizionit”, tha Fergie, gjithashtu përmes Instagramit, duke justifikuar botimin e një libri, për të në gjysmë të rrugës dhe midis realitetit dhe trillimit.

”Her heart for a compass” të cilën ”Mills & Boon” e botoi në Britaninë e Madhe më 3 gusht, është libri i parë i Sarah Ferguson, një vepër kushtuar rindërtimit (të trilluar siç duhet) të jetës dhe dashurive të zonjës Margaret Montagu Douglas Scott, ekzistencën e së cilës Ferguson e zbuloi rastësisht.

“Megjithëse prindërit e saj ishin miq të ngushtë të mbretëreshës Victoria dhe princit Albert, unë nuk isha në gjendje të mësoja shumë për adashen time dhe kështu lindi ideja e zemrës së saj për një busull”, shpjegoi Ferguson, e cila midis emrave të pagëzimit mban edhe atë të Margaret.

”Më duhej të menaxhoja fakte reale, histori lajmesh. Dhe imagjinata ime mori të përpjetën. Kam shpikur një histori për Margaret që mund të përfshijë fakte të vërteta dhe njerëz, përfshirë disa nga paraardhësit e mi”, vazhdon Fergie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb