Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, njoftoi të se martën ishte testuar pozitiv me COVID-19, rasti më i fundit raportuar brenda rrethit të ngushtë të Presidentit Donald Trump, që kur ky i fundit njoftoi se ishte prekur nga virusi.

“Gjatë 5 ditëve të fundit kam punuar në distancë dhe i vetëizoluar. Çdo ditë deri dje kam rezultuar negativ. Sot rezultova i infektuar me COVID-19 dhe jam futur në karantinë”, tha zoti Miller nëpërmjet një deklarate.

Ndërkohë të martën vonë në mbrëmje zëvendës sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Brian Morgenstern i tha rrjetit televiziv CNN se nuk kishte raste të reja me COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë përveç zotit Miller.

Në SHBA prej fillimit të pandemisë kanë vdekur më shumë 210 mijë njerëz dhe janë infektuar më shumë se 7.4 milionë të tjerë./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb