TIRANË

Pas dorëheqjes së ish-Presidentit Bamir Topi nga drejtimi i Frymes se re Demokratike, pasues i tij është zgjedhur Sali Shehu. Këtë të premte u zhvillua mbledhja e Asamblesë Kombëtare të FRD, ku përveç se u vendos që ish-sekretari i partisë, Sali Shehu të marrë postin e kryetarit deri në zgjedhje, u miratua në unanimitet të plotë, marrëveshja mes Partisë Demokratike dhe Frymës së Re Demokratike.

Anëtarët e Asamblesë pranuan dorëheqjen e parevokueshme z. Topi, i cili e mori këtë vendim një ditë pasi FRD firmosi marrëveshjen për të qenë pjesë e koalcionit opozitar.

Kryetari i ri i FRD-së, Shehu i bëri thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.

Sali Shehu, ishte negociatori i FRD-së me Partinë Demokratike. Sipas burimeve ai kërkoi të ishte kandidat i koalicionit opozitar në Dibër, por kjo do të zbulohet në 8 mars, kur partitë politike duhet të kenë dorëzuar në KQZ emrat e kandidatëve për deputet, për zgjedhjet e 25 prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb