Pasi dorëzoi listat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka bërë një prezantim të këtyre emrave.

Në një ceremoni, Topalli ka prezantuar kandidatët për qarkun e Durrësit, Korçës dhe Fierit.

Kujtojmë se partia e themeluar nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka herën e sa të parë të garimit në këto zgjedhje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

”Lista e Lëvizjes për Ndryshim bën Ndryshimin.Për herë të parë do kemi 50 % gra!
Tre kryetarët kanë larguar të rinjtë dhe intelektualët.
Ne në listat tona filluam t’i kthejmë në Shqipëri. Ne kemi 60% te rinj, të shkolluar nga Tirana ne Barclay College e Bocconi! Profesionistë që punojnë nga pedagog, mjekë në universitetin e spitalet e Tiranës deri në Morgan Stanley në New York! Në listat e Lëvizjes per Ndryshim kemi kandidate

Nga politika tek sipërmarrja
Nga shkenca tek sporti
Nga arti tek mjekësia
Nga pensionistë tek ish të persekutuar tek brezi i të rinjve të edukuar në shkollat me të mira dhe deri tek diaspora në listat e Levizjës për Ndryshim do përfaqesohen të gjithë.”- tha Topalli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: