Vetëm një fije dritë në fund të tunelit, por që premton të paktën për momentin një rikthim në fushë të Serie A për të mbyllur sezonin. Gjithsesi, kjo ditë mbetet larg dhe deri atëherë skuadrat italianine duhet të kënaqen me rikhtimin në stërvitje. Si fillim me seanca individuale. Klubet kanë bërë programet e tyre, ndërsa duhet të respektojnë protokollin sanitar të miratuar nga qeveria italiane. Kështu, nga Juventus, Inter, Milan e Napoli do të kthehen në komplekset e tyre stërvitore duke nisur nga e marta.

Allenamenti Serie A Ultime Notizie
Allenamenti Serie A Ultime Notizie

Më pas gjatë javës, edhe klubet e tjerë të Serie A do të rifillojnë përgatitjet. Lojtarët do të zbresin të ndarë në fushë, ndërsa shpresohet që pas dy javësh skuadrat mund të stërviten me grupe të vogla. Me kalimin e ditëve do të vendoset si do të proçedohet, megjithëse dita e rifillimit të kampionatit siç pretendohet në Ligën Italiane të Futbollit mbetet larg. Pavarësisht kësaj, në Itali vazhdojnë të shpresojnë se ky sezon do të çohet deri në fund dhe të gjitha verdiktet do të jepen në fushën e lojës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb