Pas dy javësh të plota të bllokimit kombëtar në Angli, kurba e valës së dytë të infektimeve duket se po stabilizohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo konfirmohet nga të dhënat e publikuara sot nga Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, me profesorët Jonathan Van-Tam dhe Stephen Powis, këshilltarë mjekësorë të qeverisë së Boris Johnson.

Sipas tyre në 24 orët e fundit infeksionet e reja ishin 20,252 në krahasim me një ditë më parë që ishin rreth 23,000, ndërsa numri i viktimave 511 në krahasim me dje që ishin 501.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i testeve ditore të përpunuara u rrit në pothuajse 400,000, një rekord absolut evropian. Ndërsa numri i viktimave i llogaritur që nga fillimi i pandemisë sipas parametrave të përbashkët për vendet e tjera tejkalon 54,000, piku i Evropës në numra absolutë, por më të ulët se Spanja, apo Belgjika dhe shumë afër Italisë në raport me popullsinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb