Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka urdhëruar të mërkurën ndërtimin e një barriere të përkohshme përgjatë kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit. Një vendim i tillë vjen pas Varshava dyshon se Rusia po planifikon të ndihmojë migantët aziatikë dhe afrikanë për kalime ilegale të kufirit.

Ministri polak ka thënë se duhet të rritet siguria e kufirit në mënyrë që Polonia të ndihet e sigurt. Ai ka thënë se ka autorizuar ndërtimin e një barriere të përkohshme në kufirin e gjatë prej 210 kilometrave.

Punimet do të nisin menjëherë. Kufiri i Polonisë me Bjellorusinë është kthyer vitin e kaluar në krizë të madhe të migrantëve, pasi një numër i madh i njerëzve kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht.

Polonia pati nisur ndërtimin e një muri prej çeliku me Bjellorusinë dhe punimet kanë përfunduar në qershor të këtij viti. Liderët polakë dhe ata të Bashkimit Evropian kanë akuzuar Qeverinë bjelloruse – e cila është e lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin – për organizim të migrimit, në mënyrë që të krijohet kaos në Bashkimin Evropian./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: