Pasi lidhja me Donald Veshajn mori fund, Bora Zemani është përfolur shpesh se ka nisur një lidhje të re. Moderatorja dyshohej se kishte nisur një romancë me një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Atdhe Xharavinën.

Dyshimet i ngriti djali nga Kosova, i cili gjatë një interviste tha se vajza që i pëlqente më shumë nënës së tij nuk ishte një nga konkurrentet e atij programi, duke nënkuptuar se bëhej fjalë për Zemanin.

Mirëpo, Bora ka reaguar për herë të parë duke i hedhur poshtë të gjitha thashethemet në lidhje me jetën e saj private. Këngëtarja u pyet gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory: “A je single apo në lidhje?”.

Zemani shkroi: “100% single. E fokusuar tërësisht tek Arbori dhe puna!”.

Bora Zemani Atdhe Xharavina 4r
Bora Zemani Atdhe Xharavina 4r

Ndërkohë, Atdheu tha gjatë një interviste të dhënë javën e kaluar:

“Është shumë simpatike, s’mund të gënjejmë. Kam respekt për Borën, është gocë shumë e mirë, por e shoh vetëm si shoqe. Nëse do kishte qenë konkurrente në ‘Përputhen’ atëherë është ndryshe muhabeti.

Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”.

Ish-konkurrenti zbuloi gjithashtu se është “i lumtur dhe i dashuruar”, por preferoi të mos jepte detaje për lidhjen e re të dashurisë apo për vajzën që mund t’i ketë rrëmbyer zemrën.

Ndërkohë, Bora Zemani pas përfundimit të marrëdhënies me Donaldin, tha: “Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur.

Nëse unë do të zgjidhja do ishte ideale që unë të bëj punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njoh. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do e qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb