Përflitej prej ditësh, por sot ka marrë formën zyrtare. Bledi Shkëmbi është emëruar trajneri i ri i Teutës. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se korçari do të drejtojë durrsakët në sezonin 2018-2019.

Pas eksperiencës te Liria e Prizrenit, ish-fantazisti që bëri historinë me Skënderbeun si futbollist, tashmë do të provojë për herë të parë një aventurë në drejtimin e një skuadre të Kategorisë Superiore. Si lojtar Shkëmbi ka veshur gjithashtu fanellën e Teutës.

http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-bledi-shkembi-trajneri-i-ri-i-teutes/

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: