Pas “Elbasan Arena”, një tjetër projekt madhështor është gati për qarkun e Elbasanit. Bëhet fjalë për Auto Moto Park.

Lajmi është bërë publik nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Balla bën me dije se zona kandidate në Krastë të Elbasanit është drejt konfirmimit përfundimtar, teksa në ditët në vijim do të prezantohet edhe projekti i plotë.

PAS ELBASAN ARENA,
VJEN EDHE ELBASANI AUTO MOTO PARK????
Vijon puna në Njësinë e Investimeve të DPSHTRR për projektin e Auto-Moto Parkut të parë shqiptar.
Zona kandidate, në Krastë të Elbasanit është drejt konfirmimit përfundimtar!
Në ditët në vijim do të prezantohet edhe projekti i plotë. Elbasani Auto Moto Park do të jetë një destinacion i rëndësishëm fundjave dhe jo vetëm, do të krijojë dhjetra vende të reja pune dhe do të ndryshojë tërësisht zonën përreth.
#ElbasaniqëDuam

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb