Manchester City merkaton e verës së kaluar bëri surprizën kur afroi në krye të skuadrës Pep Guardiolën, teknikun e suksësshëm spanjoll. Nëse një sezon më parë u arrit gjysmëfinalja e “Champions Leaguë”, këtë vit të paktën kërkohej finalja.

Siç duket gjërat nuk shkuan ashtu si duhet pasi mbrëmë City u largua me kokën ulur nga kompeticioni më i rëndësishëm europian duke shpërdoruar një fitore me dy gola diferencë.

Arsyeja? Lojtarë jo në nivelin e duhur, të paktën kështu mendon Guardiola. Për këtë arsye, strategu spanjoll ka marrë një vendim radikal për të bërë revolucion duke larguar rreth 18 lojtarë nga ekipi aktual, raporton “The Guardian”.
auto_Screenshot_251489677405
Yaya Toure, Gael Clichy, Pablo Zabaleta, Ëilly Caballero, Jesus Navas, Bacary Sagna dhe Tosin Adarabioyo janë në skadim të kontratës dhe largimi i tyre është i pashmangshëm.

Gjithashtu në operacionin “fshesa” pritet të futen edhe lojtarë të tjerë si: Joe Hart, Eliaquim Mangala, Samir Nasri, Wilfried Bony dhe Jason Denayer.
Ndërsa në klub ka pasiguri edhe për të ardhmen e: Sergio Aguero, Vincent Kompany, Aleksandar Kolarov, Fabian Delph, Fernando dhe Kelechi Iheanacho.

Me largimin e lojtarëve Guardiola do të përfitojë rreth 150 milionë sterlina të cilat do t’i shpenzojë për të bërë merkato të madhe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb