Thibaut Courtois ka nisur pushimet pas eliminimit të Belgjikës nga “Eruo 2020”. Ai është parë në një jaht luksoz, me të dashurën e re.

Bëhet fjalë për modelen 23-vjeçare Mishel Gerzig. 29-vjeçari dhe modelja ndodhen në Ibiza, duke shijuar detin e pastër dhe rrezet e nxehta të diellit.

Courtois ishte pjesë e skuadrës së Belgjikës në Euro 2020 që u eliminua në çerekfinale nga Italia.

Ish-portieri i Chelseat do të kthehet së shpejti në stërvitjen para-sezonale me sezonin e ri të LaLiga që fillon në fundjavën e 14/15 gushtit.

Në fillim të Kampionatit Evropian, ai nuk kishte qenë shumë i hapur për jetën e tij private dhe lidhjen me modelen izraelite.
Courtois konfirmoi në emisionin belg “Deviltime” se ai ka një të dashur të re por nuk dha shumë detaje.

Ai tha: “Ajo është izraelite. Nuk mund të them shumë për këtë. Nëse ajo do të jetë një mbështetëse e Spanjës apo Belgjikës gjatë Ero? Sigurisht e Belgjikës”.
Dhe dyshja u panë duke i dhuruar një puthje dhe përqafim të zjarrtë njëri-tjetrit në bordin e jahtit në Spanjë këtë javë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb