Pasi u kthyen në Atdhe për të festuar festat e fundvitit, shqiptarët duket se kanë nisur largimin për në vendet ku jetojnë për t’iu rikthyer normalitetit.

Kjo ka shkaktuar edhe radhë në pikën kufitare të Kakavijë, ku raportohet të ketë edhe probleme me sistemin.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se në 24 orët e fundit, në këtë pikë janë rregjistruar 1247 hyrje dhe 2201 dalje.

Ndërsa që nga ora 24:00, janë regjistruar në hyrje 682 shtetas dhe 157 mjete, ndërsa në dalje 1885 shtetas dhe 548 mjete.

Për shkak të fluksit të lëvizjes, pala shqiptare po punon me 5 sportele, 1 në hyrje dhe 4 në dalje.

Situatë e ngjashme raportohet edhe në Kapshticë, ku gazetarja Lorena Kodra raporton se në datë 1 nar, kanë hyrë 1343 shtetas dhe kanë dalë 2617.

SA i përket Qafë Thanës, kanë hyrë në territor shqiptar 1492 persona dhe kanë dalë 1904.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: