Një skiator i ri britanik është gjendur e vdekur pas natës së parë të kaluar në udhëtimet e universiteteve të Oxford dhe Cambridge në Alpet Franceze. Matt Smith, 22-vjeç, mësohet se mori pjesë në një festë të quajtur Varsity, e njohur për konsumimin e alkoolit.

Policia e gjeti të pajetë mëngjesin e sotëm në një apartament në rezortin më të madh të skive në Europë, Val Thorens. Smith sapo kishte përfunduar vitin e tretë të studimeve për histori në Kolegjin St John. Ai gjithashtu kishte punuar për një kompani që organizonte udhëtime me ski.

Një mikeshë e tij, Glenn Tamkin, postoi një foto me Matt në Facebook me përshkrimin: “Nuk e harroj kurrë kohën që kemi kaluar, të dua shumë”. Mjekët nuk ishin në gjendje t’i shpëtojnë jetën të ritut, i cili vdiq pas një arresti kardiak.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb