Tirana kaloi dy ditë të pazakonta për shkak të finales së Conference League. Një natë dhune para finales, me policë dhe tifozë të plagosur e dhjetëra të shoqëruar, por fatmirësisht mbrëmja e së mërkurës kaloi e qetë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar në planin e masave, pas finales policia rrugore e Tiranës ka përcjellë tifozët e Romës për në Rinas. Përcjellja është bërë në orën 3 të mëngjesit të sotëm, teksa policia është kujdesur dhe për nevojat e tifozëve që populluan kryeqytetin shqiptar.

Në një video të siguruar nga gazetari Igli Çelmeta për “BalkanWeb” ata shihen teksa i japin dhe ujë tifozëve që do të rikthehen në vendet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb