Legjenda italiane e futbollit, Bobo Vieri ka vlerësuar maksimalisht Lionel Messin pas paraqitjes së tij në Juve-Barça duke premtuar se kur të tërhiqet nga futbolli do të hedhë televizorët pasi nuk do ketë më çfarë të shohë.

Për Vierin, Messi është magjistar ose Harry Poter i futbollit teksa thotë se pasi ai të pensionohet do të shohë Netflix dhe nuk do të punojë më në televizor si analist ndeshjesh.

“Ai është një magjistar, ai është Harry Potter i futbollit dhe kur të ndalojë së luajturi, unë hedh poshtë televizionet e mia. Unë nuk do të punoj më në TV, do të shikoj Netflix, mjafton, sepse kur të pensionohet, nuk do të ketë asgjë tjetër për të parë. Numër 10 si ai, është çmenduri. Turp që nuk kishte tifozë në stadium, ata duhet të shohin një ekip si ky, “- tha Bobo.

Christian Vieri ishte vetë i pranishëm në Allianz Stadium të Torinos ku pa nga afër fitoren 0-2 të Barcelonës ndaj Juventusit mbrëmjen e kaluar, teksa pas sfidës komentoi për televizionin ku punon ndeshjen nga ana teknike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb