MAQEDONI E VERIUT

LSDM do të jetë partia kryesore e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut dhe pas fitores do të shkojë në zgjedhje të brendshme.

Në prill të 2021, LSDM do të zgjedhë kryetarin e ri teksa momentalisht është Zoran Zaev i cili madje do të jetë edhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut për 4 vite.

Ai ka fituar dy zgjedhje deri më tani si kryetar i LSDM duke marrë dy herë qeverinë në Maqedoninë e Veriut, por me ndihmën e partisë shqiptare BDI të Ali Ahmetit.

 

“Në kongresin transparent që do ta kemi në fund të shtatorit ose fillim të tetorit statuti do të ndryshohet që të mundet sekretari i përgjithshëm të jetë pjesë e ekzekutivit. Ndryshimi i dytë do të jetë, LSDM-ja do të ketë zgjedhje të drejtpërdrejta për zgjedhjen e kryetarit. Diku në prill të gjithë anëtarët e LSDM-së do të votojmë për zgjedhjen e kryetarit të partisë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb