TIRANE

Disa orë para ndërrimit të viteve dhe vetëm dy ditë pas natës finale të festivalit të 60-të të këngës në RTSH, Ronela Hajati ka ndarë një mesazh me të gjithë ndjekësit e saj.

Pas shumë urimeve për fitoren e festivalit, Ronela është ndalur veçanërisht te gjuha e urrejtjes, me të cilën një pjesë e mirë e atyre që e quajnë veten artistë, sipas Ronelës, ushqejnë një urrejtje të pakuptimë.

Në prag të Vitit të Ri, Ronela thekson se një artist i vërtetë duhet ta ketë zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë.

“Viti 2020 dhe viti 2021 kane qene nga vitet me te veshtira te jetes sime! Jo se s’kam pasur vite te tjera te keqija, por kto kane qene ato me te veshtirat per t’u fshehur qe cdo gje eshte ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore po nga nje faktor tjeter qe nuk dua te permend. Sot dua t’ju uroj shendet e pozitivitet me njeri tjetrin!
Sepse nuk e kemi…

Fitorja e festivalit ka qene gjeja me e sakte qe me ka ndodhur ne kete periudhe. Kemi punuar aq shume per kengen “SEKRET” e prape s’jam e kenaqur akoma. Performanca ime eshte per here te pare trending ne Europe si asnjehere. Komentet e shumta nga te huajt jan 95 perqind pozitive. Kontestime? Gjithmone do kete, totalisht normale! Por urrejtje nga artiste per nje vajze qe ka punuar me vite te tera per shume artiste te tjere, per tekste te mrekullueshme, melodi te mire eshte e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua qe kam sakrifikuar gjerat me te shtrenjta per t’i pelqyer publikut! Komentet e keqija kane qene minimale por te gjitha nga adresa shqiptare. Me falni te gjithe ju “poetet” qe zhargonin e keni te mrekullueshem! Nje artist i vertete e ka zemren e madhe e te bukur, jo te lige! Nje artist i vertete nuk ble as tekste as muzike por ulet dhe punon! Gezuar 2022! Ju dua pafund! Dhe mos harroni: Vetem shendet se te gjitha rregullohen ❤️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: