Mbrëmjen e së premtes ishte nata finale e “Big Brother Vip Albania”, ku pas 4 muajsh u shpall edhe fituesi i këtij edicioni. Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, ishte ai që triumfoi në një përballje me Donaldin. Pas daljes së tij, kanë qenë të shumtë ata që e kanë uruar Ilirin për fitoren.

Një dedikim special ka bërë në rrjetet sociale edhe bashkëshortja e tij Emanuela, e cila e ka mbështetur Ilirin gjatë gjithë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ajo u shpreh se ndjehet mjaft krenare për bashkëshortin e saj.

“Një nga emocionet më të bukura të jetës sime. Ilir Shaqiri, ai që ndezi dritat e shtëpisë së BB VIP dhe ai që i fiku pas 4 muaj e gjysmë. Krenar për ty gjithmonë e më shumë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se edhe Emily, vajza e Ilir Shaqirit bëri një postim emocionues për fitoren e babait të saj.

“Kjo eksperiencë fantastike ka përfunduar dhe në mënyrën më të mirë… babi je shembull për mua dhe për gjithë ata që të ndjekin. Kthehu tek unë fitues”, shkruan Emily

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb