TIRANE-Pas odisesë me zgjedhjet lokale në Vorë, deputeti i zonës, demokrati Astrit Patozi pushon në Budva të Malit të Zi.

Relaksi përfshin dhe momentet në kazino, ku demokrati, mbrojtësi i flakte i Fiqiri Ismailit dhe akuzave për blerje votash me miell, duket se po humb në lojën e bixhozit.

Ja një moment ku Patozi tund duart me zemërim ndërsa mimika e fytyrës shfaqet më e ngrysur, krahasuar kjo me pamjen e kënaqur që prezantoi pak ditë më parë kur Ismaili u shpall fitues si kryebashkiak.

E ndërsa në tavolinën e KQZ po luhen zarat e fatit për çështjen ‘Vora’ pas ankimimit që bëri LSI, Patozi humb me zarat në tryezën e kazinosë, duke humbur kështu dhe paratë që ka luajtur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: