Fjalimi i Vladimir Putin që shpalli mobilizimin e pjesshëm shtatë muaj pas pushtimit të Ukrainës ka shkaktuar një reagim zinxhir. Ministrat e jashtëm evropianë që ndodhen në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pritet të mbajnë një takim urgjent me fokus zhvillimet në Ukrainë.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, Zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano, nisi një sulm ndaj Vladimir Putin, duke folur për një “bixhoz shumë të rrezikshëm bërthamor” nga presidenti rus.

“Putini po përdor armët bërthamore si pjesë e arsenalit të tij të terrorit dhe kjo është e papranueshme”, tha ai, ndërsa i këri thirrje KE që të bëjë presion ndaj tij për të ndaluar këtë sjellje të papërgjegjshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: