TIRANE

Redona Koçi bën pjesë tek ato femra që provokojnë me stilin e saj dhe këtë e ka bërë me foton e fundit që ka postuar në “Instagram”-in e saj. Në një intervistë për “Panorama Plus”, ajo ka rrëfyer disa të vërteta të jetës jashtë “Instagram”-it.

Pyetjes nëse kjo pandemi ç’plane të prishi dhe a pati një anë tjetër pozitive të medaljes në jetën tënde kjo situatë, ajo i përgjigjet: “Shumë plane, duke nisur nga një kompeticion bukurie që do merrja pjesë në Napoli të Italisë dhe një shooting me një fotograf të famshëm.

Gjithsesi, pas çdo të keqeje ka një të mirë, kështu që shpresojmë që të na presin gjëra të bukura në të ardhmen. Shpresoj që të kalojë sa me shpejt kjo periudhë pandemie dhe u uroj shëndet të gjithëve! Stay safe and positive minded!”.

Për ata që mendojnë se jeta e të gjithëve në rrjetet sociale është e lumtur, Redona ç’mund të thotë? “Jo gjithmonë. Momentet në jetë janë të ndryshme. Në rrjetet sociale ne mundohemi të hedhim kujtimet më të bukura.”

Në konkurrencë me vajzat e tjera të njohura ajo shprehet: “Jam unike në llojin tim, si gjithsecila”. Bukuria origjinale vs bukuri bisturie janë dy zgjedhje që bëjnë diferencën në ditët e sotme. Për mendimin e saj, cila tërheq më shumë?

“Ashtu siç ndihet më mirë çdo njeri, sepse rrezaton pozitivitet dhe bukuri kur ndihesh mirë brenda vetes”. Sa për çështjet e zemrës, ajo tregon: “Vazhdoj të jem tepër e dashuruar dhe shpresoj që kjo dashuri të zgjasë sa më shumë”.

Sa për lëndimin nga dashuria?

“Nuk besoj se ka njeri që nuk mund të lëndohet nga dashuria, në qoftë se ka ndjenja dhe zemër”. Po në televizion, cilin program do të drejtonte me gjithë qejf?
“Ndoshta një emision për modën ose të prezantoja motin,”-përgjigjet ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb