2 pikë në 3 ndeshjet e fundit zbehën pak shkëlqimin e Vllaznisë, aq sa rivalët e tyre sot më shumë se kurrë besojnë se mund të zbresin shkodranët nga froni. Duke iu referuar shifrave dhe formës jo të mirë në ndeshjet e fundit, ekipi i Brdaric po përjeton krizën e parë në këtë sezon, por kjo gjë ishte e pashmangshme. Shkodranët përfituan në maksimum nga gabimet e rivalëve dhe arritën ti marrin me të mirën disa individëve që kanë në përbërje në dy fazat e para, detaje këto që i mbajtën në krye, plus 6 pikë në raport me ndjekësit. Nuk duhet nënvlerësuar një tjetër detaj po kaq i rëndësishëm, në tre ndeshjet e fundit u përballen me tre nga ekipet më në formë për momentin, Kastriotin, Partizanin dhe Laçin.

Vllaznia
Vllaznia

Situata duket në kontroll pasi në këtë moment të vështirë, Vllaznisë i vjen në ndihmë dhe kalendari. Në dy ndeshjet e radhës, shkodranët presin Apoloninë në “Loro Boriçi” ndërsa më pas udhëtojnë në transfertën korçarë, dy rivalë mese të kalueshëm në letër dhe një mundësi e shkëlqyer për të marrë pikët e plota, për të shpresuar më pas që rivalët të lënë pikë rrugës pasi përballën ndërmjet tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb