Nga mesnata në fuqi ka hyrë regjimi i përforcuar për hyrje në Austri, me të cilin qeveria dëshiron të pengojë që personat që kthehen në vend ta sjellin me vete edhe koronavirusin.

Secili që vjen në Austri, prej sot do të duhet të hyjë në karantinë dhjetëditore, që mund të përfundojë më së shpejti pas izolimit pesëditor, nëse ndërkohë bën PCR test ose test për antigjen në harxhim personal, dhe ai rezulton negativ.

Pa kurrfarë kufizimesh në Austri mund të hyjnë personat, të cilët rregullisht vijnë në vend për punë, duke i përfshirë edhe kujdestarët, personat që vijnë për vizitë familjare të paktën një herë në muaj ose personat të cilët kanë marrë ftesë nga gjykata.

Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Nehamer, këshillon që të gjithë që arrijnë në vend, të kenë formular të tërërishëm për karantinë para se ta kalojnë kufirin dhe thotë se 2.000 ushtarë do t’u ndihmojnë numrit të madh të policëve vetëm në kufijtë e Austrisë me Hungarinë dhe Slloveninë, trandmeton rtv21, përcjell Albinfo.ch.

“Edhe më tej do të jetë i mundur kthimi në Austri, por hyrja tani do të jetë shumë më e vështirë”, tha Nehamer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb