KORCE

Pas marrjes së detyrës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj po viziton drejtoritë e policive në vend.

Kështu pas Gjirokastrës, ditën e sotme Lleshaj ka shkuar në Korçë, ku zhvilloi një takim me drejtues të policisë së këtij qarku.

BalkanWeb ka mundur të zbardhë takimin e Lleshajt me drejtues të policisë në Korçë, i cili shoqërohej nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu.

Ministri i Brendshëm Lleshaj kërkoi luftë pa kompromis kundër krimit, korrupsionit,

“Të rritet forca zbuluese për ruajtjen e vendit, për sigurinë publike. Të vlerësohen rastet e denoncimit të qytetarëve. Të ketë një shërbim korrekt ndaj qytetarëve”

Këto ishin disa nga kërkesat e Lleshajt, i cili gjithashtu vuri theksin te rritja e parametrave të sigurisë rrugore

Kryesisht në fokus të takimeve të Lleshajt me strukturat e policisë ka qenë garantimi i sigurisë së qytetarëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb