TIRANË

Deputetit nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike, Lefter Maliqi ditën e djeshme thirri në interpelancë ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për gjendjen e burgjeve, ndërsa sot ka paralajmëruar se mund të thërrasë edhe kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Me një shënim në “Facebook”, deputeti Lefter Maliqi ka sulmuar sërish drejtuesin e Burgjeve, Agim Ismaili, i cili sipas tij, rezulton person me të shkuar të errët, teksa rendit edhe disa të dhëna për figurën e tij duke paralajmëruar se do të nxjerrë të dhëna tronditëse për drejtuesin e Burgjeve.

Ai mes tjerash tha se do të publikojë materiale, të cilat siç thekson ai tregojnë se kush e ka emëruar në këtë post dhe lidhjet që ka sipër me qeverinë.

Postimi  i Maliqit:

Drejtori i burgjeve me te kaluar te erret, i liruar i shkarkuar per dy here me akuza te renda ne 2001 dhe 2004 vazhdon shantazhimet duke thirrur Shkb ,haha sa skandal, ka hequr sot ne mengjes pergjues te vene ne tarracen e drejtorise mban ne pergjim administraten ,ke shantazhon ky??? Se shpejti prova te tjera tronditese dhe kush e ka emeruar dhe pse e ka emeruar,turp sme heq njeri thote se ka materiale pergjimi e dokumenta per lidhje siper ne Qeveri kur ka qene zv drejtor i parandalimit dhe pastrimit te parave,se shpejti do e publikoj kete fakt dhe te tjera me tronditese mbase do therras ne interpelance Kryeministrin.

Ke po mban peng dhe shantazhon ky i paafte qe spyet per ligje,tejkalon kompetencat,fyen vartesit,i quan dordolec,kaqol,famëkeq erj etj.para dy javesh shantazhoj nje zyre permbarimore se i vune gjobe per mos egzekutim vendimi ,dhe u thoshte se do u hiqte licencen duke marre kopetencat e ministres,po diploma e kristalit te tij do hetohet? Dale dale prisni skeni pare gje akoma,do shikoni lirime shantazhime dhe skandale te shumta.Ministrja e drejtesis ska fare po fare fuqi.???.Zeri im mbetet per te drejten e policise se burgjeve dhe administrates,te policise shtetit dhe popullit,dhe kundra drejtuesve shantazhues,te paafte dhe me vese te ulta te papranueshme dhe teper te denueshme,haha se harrova ka sh sh me keq per te ne oret e vona pasi ne shtepi ikin ne 12 te nates pasi jo se punon se snjeh dhe sdi asgje pasi akoma ska shkuar ne baze neper burgje por eshte nje turp i madh se kush na drejton sidomos ne institucionet e sigurise ku ka pas arrestime drejtuesish 20 here me te afte se ky,ky vetem nje gje di te shantazhoj me pergjimet si i ndjeri Dritan Prifti .Haha se harrova te gjithe deputetet e mazhorances nuk e duan i falenderoj qe me dhane te drejt dje. Skeni pare gje akoma.??

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb