Pas goditjes së rëndë që mori në ndeshjen kundër Andorrës, kombëtarja e Shqipërisë zbriti sërish në fushë paraditen e së premtes për seancën e parë stërvitore në prag të përballjes së fundit kundër Francës në eliminatoret e Euro 2020. Nuk ka kohë për “pengje”, pasi Edi Reja dhe të besuarit e tij janë të detyruar që kundër kampionëve të botës, në mos për të marrë pikë, por për të bërë një paraqitje dinjitoze dhe shumë ndryshe nga ajo e fundit në “Elbasan Arena”.

74306320 2434978043268077 5986577295521873920 N
74306320 2434978043268077 5986577295521873920 N

Trajneri italian e ndau skuadrën në dy pjesë. Lojtarët që u aktivizuan titullarë kundër Andorrës u mjaftuan me ushtrime në pishinë, për tërikuperuar energjitë dhe formën fizike. Pjesa tjetër e futbollistëve iu nënshtrua përgatitjeve në fushë sipas programit të paracaktuar. Ndryshe nga ndeshja e fundit, Reja pritet të kthehet sërish te lojtarët tashmë të konsideruar titullarë të padiskutueshëm në skuadrën kuqezi.

73147488 2434977929934755 6745752815659909120 N
73147488 2434977929934755 6745752815659909120 N

Kështu, Gjasula që mungoi për shkak të pezullimit e ka të sigurtë vendin e formacion, ashtu si edhe Bare e Hysaj, që e nisën përballjen ndaj Andorrës si zëvendësues. Ndërkohë, vëshirë që Florian Kamberi të bëjë debutimin me ngjyrat kuqezi, pasi sulmuesi i Hibernian nuk ka plotësuar ende dokumentacionin për të zbritur në fushë me kombëtaren e Shqipërisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb