Ministria e Financave njoftoi pasdite vonë se është bërë pagesa e rrogave të mësimdhënësve grevist. Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Financave Hekuran Murati tha se pagesa është bërë në formë të paradhënies për orët mësimore të humbura gjatë muajit shtator e të cilat tha ai, do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të përcaktuar nga ministria e Arsimit.

Mësimdhënësit pezulluan grevën mese njëmuajshe deri në janar të vitit 2023 dhe sindikatat thanë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për një shtesë prej 100 eurosh deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për pagat, i cili aktualisht është në procedurën e këshillimit publik.

Më pas ligji duhet të miratohet nga qeveria dhe Parlamenti dhe mund të hyjë në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: