Kryeministri Edi Rama dy ditë pas grupit parlamentar të PS ka mbledhur sot në Elbasan 61 kryebashkiakët socialistë të Shqipërisë.

Mësohet se kryeministri do të diskutojë me ta nisjen e sezonit të ri politik dhe objektivat për zgjedhjet parlamentare, që pritet të zhvillohen në vitin 2021.

Ndërkohë, Edi Rama pritet të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, por nuk dihet ende data.

Kujtojmë se në mbledhjen e grupit socialist, Rama caktoi dhe drejtuesit politikë nëpër qarqe, ku mes të tjerash pikasi emri i tij në Durrës, por edhe Ilir Beqaj në Shkodër apo ndarja e Tiranës mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ervin Bushatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb