Interi që do të vijë do të ketë një fytyrë të re. Pas Achraf Hakimi që të martën firmosi kontratën 5-vjeçare, klubi zikaltër është shumë pranë një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës. Sandro Tonali nuk është një risi. Interistët e ndjekin prej kohësh, por asnjëherë nuk kanë qenë kaq pranë talentit të futbollit italian. Të sigurta për këtë janë mediat përtej Adriatikut.

Img 20200630 Wa0116
Img 20200630 Wa0116

Sipas tyre, pavarësisht radhës së gjatë të skuadrave që kërkojnë të marrin shërbimet e mesfushorit të Brescia, klubi zikaltër është më i favorizuar se të gjithë. Kjo për shkak të kontakteve të intesifikuara në orët e fundit. Tonali ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar tek Inter, por operacioni mbetet i bllokuar në detajet financiare. Brescia kërkon jo më pak se 45 milion euro për kartonin e tij, ndërsa kjo shifër bie ndesh me ofertën e prezantuar nga Marotta. Inter është gati të paguajë menjëherë 30 milion euro plus 5 të tjera në formë bonusesh. Kjo ndasi është normale në këtë fazë të tratativave, ndërsa sipas mediave italiane palët shumë shpejt do të arrijnë në një shifër që do t’i kënaqë të gjithë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: