BULQIZE- Një ditë pas helmimit nga tymrat që çlironte vënia në punë e kaldajës me pelet, gjëndja shëndetësore e 60 nxënësve të shkollës “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës po shkon drejt përmirësimit.

Ndërsa nxënësit pritet të kthehen në banesat e tyre, Bashkia e Bulqizës ka bërë testin e radhës për sistemin e ngrohjes ashtu siç urdhëronte një ditë më parë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, sipas së cilës mësimi atje do të ndërpritej derisa të ritestohej kaldaja.

Nga testi i realizuar sot në shkollën e Shupenzës ka rezultuar se tashmë çdo gjë është në rregull, ndërkohë që deputeti i zonës Përparim Spahiu njoftoi se të hënën proçesi mësimor mund të vijojë normalisht.

“Dje u krijua panik i madh me përdorimin e fjalës gaz. Ishte situatë stresi dhe tensioni, që erdhi nga bllokimi i oxhakut. Ngrohja bëhet me pelete, një substancë shumë ekonomike dhe mjaft miqësore me mjedisin”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: