Kina pas heshtjes së gjatë ka uruar më në fund Presidentin e ri amerikan, Joe Biden.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme së Kinës ka përgëzuar Bidenin dhe Kamala Harrisin teksa ka theksuar se Kina e respekton zgjedhjen e popullit amerikan.

Në fund të presidencës së Trump, sidomos këtë vit marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës pësuan një krisje të madhe për shkak të COVID-19. Pritet të shihet nëse me Biden SHBA do të përmirësojë marrëdhëniet me Kinën apo do të vijijë aty ku e la Trump.

“Ne respektojmë zgjedhjen e popullit Amerikan. Ne i përgëzojmë Z. Biden dhe Znj Harris,” tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Premten. Deri më sot vetëm disa prej liderave botërorë nuk kanë uruar Biden-in. Turqia dhe Kina e kanë thyer tashmë heshtjen e tyre kurse krerët e Koresë Veriore, Rusisë, Meksikës, Sllovenisë dhe disa të tjerë nuk e kanë uruar Presidentin i ri të SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: