Pas takimeve intensive të javës së kaluar mes krerëve të lartë të shteteve për dialogun Kosovë- Serbi, sot e kanë radhën koordinatorët apo ekspertët.

Koordinatorë e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel për të vijuar dialogun. Nga Kosova tashmë Hoti ka emëruar Skënder Hysenin i cili shkon i shoqëruar nga Ibrahim Makolli.

Zëdhënësja e BE për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE, Nabila Massrali ka thënë se në diskutimin mes koordinatorëve nuk do të ketë çështje të reja por ato që kanë diskutuar më parë Hoti m Vuciç.

“Ne i kemi dërguar ftesat, presim që të dëgjojmë nga palët. Takimi i nivelit të ekspertëve do të fokusohet në temat që janë diskutuar”, thotë Massrali.

Tashmë detyra e këtyre koordinatorëve është të bëjnë draftimin e dakordësive të arritura mes palëve në një marrëveshje konkrete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb