Presidenti i SHBA, Donald Trump ka mbaruar së luajturi golf dhe pas humbjes në zgjedhje është rikthyer në Shtëpinëe  Bardhë.

Trump nuk e pranon fitoren e Biden që prej disa orësh po merr vëmendjen e gjithë mediave dhe liderëve botërorë teksa ka paralajmëruar se do të nisë betejën ligjore.

Mediat amerikane raportojnë se asnjë mbështetës i Trump nuk ka dalë ta presë atë para Shtëpisë së Bardhë, por ka pasur rrugës militantë e kanë pritur me thirrjet ”Humbës, humbës, humbës” si dhe me gjeste ofenduese duke i ngritur gishtin e mesit teksa ai kalonte me autokolonën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb