Pas humbjes së titullit, boksieri Nuri Seferi e ka nxjerrë mllefin tek boksieri Luan Krasniqi. Seferi mbrëmë humbi ndeshjen me boksierin turko-gjerman, Firat Arslan në duelin për titullin Evropian WBO në peshën “cruiser”.

Ai duket se ka mbetur i zhgënjyer nga legjenda e boksit, Luan Krasniqi, i cili ishte në anën e Arslan dhe e ka këshilluar disa herë boksierin turko-gjerman, të cilin jo drejtpërdrejt e quan tradhtar.

Seferi fillimisht përmes një postimi në Facebook ka thënë se, ai e mban kokën lartë, pasi nuk e ka tradhtuar idealin e as flamurin, duke iu referuar kështu Krasniqit, i cili ka mbrojtur ngjyrat e Gjermanisë.

“Me krenar për një humbje me dinjitet se sa një fitore të pamerituar. Kokën lart dhe kurrë nuk tradhtuam idealin e as flamurin”, shkruante Seferi.

Ai po ashtu ka postuar një skenë të filmit “Nëntori i Dytë”, ku tentohet arrestimi i Ismail Qemalit, pak orë para shpalljes së pavarësisë.

Në atë skenë, Qemali në një pjesë thotë: ‘Shqiptari nuk e ka zakon ta shes shqiptarin’ dhe kjo pjesë mund të jetë pikërisht për Krasniqin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: