Ky është një sezon jashtëzakonisht i vështirë për Zinedine Zidane dhe për Real Madrid. Rikthimi i tij shihej si një bekim por gjërat janë ndërlikuar shumë periudhën e fundit. Si të mos mjaftojë eliminimi me turp nga Kupa, tekniku francez merr një tjetër lajm të hidhur. Pas testit që iu nënshtrua kundër COVID-19, Zidane ka rezultuar pozitiv, lajm ky i bërë publik nga vetë klubi me anë të një komunikate për mediat.

Zidane
Zidane

Trajneri nuk do të jetë në pankinë për sfidën e radhës kundër Alaves. Në Spanjë diskutimi mbi të ardhmen e tij në krye të Realit mbetet një temë e hapur, të përditshmet sportive i kanë kushtuar faqen e parë ku sipas “Marca”: Zidane do të vijoj të jetë trajneri i Realit, të paktën deri në fund të sezonit për të nisur më pas një cikël të ri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në të njëjtën linjë është edhe “AS” që thekson se vazhdimësia e tij është në fije të perit. Eliminimi në Kupë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, e ardhmja e tij mbetet në varësi të aventurës në Champions League. “AS” përforcon edhe më shumë zërat që flasin se Real Gonzales pritet të jetë pasuesi i tij në Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb