TIRANË

Pas incidentit në foltore mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka ardhur një reagim nga faqja zyrtare e “Facebook” e Komisionit të Rithemelimit.

Fjala e tij në seancë pas pushimit është transmetuar ‘live’ në “Facebook”, ndonëse që prej largimit të Bashës nga drejtimi i PD, faqja zyrtare PD nuk ka transmetuar asnjë fjalim.

Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj kanë pasur një moment të sikletshëm në foltore. Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama si kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ashtu dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë dashur të replikojnë me të.

I pari ka mbërritur Alibeaj në foltore, pak sekonda pas tij Berisha. Ky i fundit nuk ka dashur ta lërë Alibeajn të flasë dhe e ka shtyrë madje për të folur vetë. Alibeaj është larguar, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën as Berishës.

Pd Komisioni
Pd Komisioni

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb