Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka treguar se si është gjendja e kryetarit, Isa Mustafa, i cili rezultoi i prekur nga koronavirusi. Ai pohoi se gjendja e Mustafës është e stabilizuar.

“Gjendja e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është e stabilizuar dhe do ta kalojë edhe këtë sfidë”, u shpreh ai. Rugova për Ekonomia Online, ka folur edhe për rastet aktive në këtë komunë, teksa ka thënë se 12 qytetarë janë të infektuar me koronavirus.

“Në Istog për momentin janë 12 raste aktive dhe 3 qytetarë që kanë bërë testin jashtë Institutit. Nuk ka asnjë në gjendje të rëndë dy janë të shtrirë në spital. Gjendja është e mirë në kuptimin e menaxhimit, por si shtab kemi qenë aktiv”, ka thënë Rugova.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb