POGRADEC

Mbyllet shkolla e mesme e fshatit Buçimas në Bashkinë e Pogradecit. Burime bëjnë te ditur se mbyllja e shkollës ka ardhur pasi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 10 persona më konkretisht 5 mësues (përfshi këtu edhe drejtorin e kësaj shkolle), 3 nxënës, sekretaria dhe sanitarja.

Mësohet se shkolla është mbyllur për t’u dezinfektuar ndërkohë që ditën e sotme njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka bërë të mundur dezinfektimin e plotë të saj.
Ndërkohë pas dizinfektimit pritet që kjo shkollë të hapet ndërsa procesi mësimore mund të realizohet i kombinuar.

Sipas burimeve janë kryer teste të shpejta dhe u janë marrë tamponë të gjithë personave të kontakteve të afërta të 10 rasteve të konfirmuara me Covid-19.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: