Pas Interit edhe Juventus duhet të përballet më në fund me një zhgënjim në këtë sesion të merkatos së verës. Duket se ka dështuar ai që ishte një transferim i mbyllur, pasi me shumë mundësi Romelu Lukaku do të vazhdojë karrierën te Manchester United. Një konfirmim për këtë vjen nga Ole Gunnar Solskjaer. Trajneri i “Djajve të Kuq” është shprehur i bindur se sulmuesi belg nuk do të largohet me destinacion kampionët e Serie A, ashtu siç ishte folur ditët e fundit.

094123084 F39d638e Fd57 4741 B5d7 Bcd86b1c713c
094123084 F39d638e Fd57 4741 B5d7 Bcd86b1c713c

“Ai do të kthehet shumë shpejt me skuadrën. Bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë dhe unë shpresoj që të kthehet në fushë që në ndeshjen e parë kundër Chelsea në kampionat. Për mua çështja është e mbyllur”, ka thënë tekniku norvegjez pas fitores së fundit kundër Milanit. Fjalë që flasin qartë në lidhje me objektivin e madh të Juventusit në tregun e transferimeve.

Earjzb0u4amzr05
Earjzb0u4amzr05

Kampionët e Italisë parakaluan Interin në garën e fortë në merkato, duke ofruar një shkëmbim kokë më kokë mes Lukaku dhe Dybala. Por marrëveshja është prishur edhe për shkak të pretendimeve të larta financiare të sulmuesit argjentinas. Në këtë mënyrë, Juventus duhet të shohë pista të tjera në merkato, ndërsa mund të rihapet edhe një herë një spirale për transferimin e Mauro Icardi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb