TIRANË

Pas kryeministrit Edi Rama edhe zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, numri dy i qeverisë ka zhvilluar një “dialog imagjinar” me opozitën, e cila sipas tij, synon që të marrë pushtetin në tavolinë.

“I dogjem ne! E bete? Po! Cfare kerkoni tani, zgjedhje? Jo! S’duam zgjedhje! Po atehere cfare doni? Te ikesh ti, te ikni ju! Po si keshtu? Me ke do shkoni ne zgjedhje pastaj? Vetem do ikim! Aaaa domethene doni pushtetin ne tavoline? Jo jo! Thjeshte ikni ju!”, shruan Braçe në “Twitter”.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb