Viktor Moses është zyrtarisht një lojtar i Interit. Anësori nigerian ka mbërritur në qytet që të hënën dhe të martën kreu vizitat mjekësore, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot pasi përfaqësuesit ligjorë mbyllën dhe detajet e fundit burokratike në lidhje me transferimin e lojtarit nga Turqia në Itali.

Sot erdhi leje-kalimi nga Fenerbahçja, që mbylli huazimin me çelsin dhe lojtari u vesh zikaltër për huazimin deri në fund të sezonit dhe me blerjen përfundimtare të kartonit fiksuar në 10 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb