Stresi, ankthi apo depresioni janë disa prej pasojave që lë pas Covid-19 te pacientët e prekur.

Të konsideruara nga ekspertët si pasojat afatgjata të pandemisë, ato përbëjnë sprovën e radhës me të cilën duhet të përballen jo vetëm personat e infektuar, por edhe ekipet mjekësore. Çdo ditë e më shumë të rinjtë, por jo vetëm, po i drejtohen mjekut për ndihmë. Janë me dhjetëra pacientë që kanë trokitur në zyrën e mjekës neurologe Luljeta LLeshi e kanë dalë prej aty me vetëbesimin dhe shpresën e rigjetur.

MIRËNJOHJA PËR MJEKEN
Në adresën e redaksisë, si rrallëherë, kanë mbërritur letra që kërkojnë të publikohen, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje ndaj mjekes Luljeta Lleshi për punën e saj të palodhur dhe ndihmesën e vyer që ka dhënë përgjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë. Ata thonë se ditët e Covid-19, por edhe pas tij, gjatë rikuperimit, kanë mundur t’i kalojnë më qetë falë ndihmesës së mjekes së mirënjohur neurologe, dhe se kanë gjetur zgjidhje në një kohë të shkurtër për problemet e tyre. “Gjatë kohës që isha e infektuar, por edhe pasi e kalova koronavirusin, nuk po arrija që t’u rikthehesha aktiviteteve të mëparshme. Më mungonte dëshira për të shkuar në punë, për të dalë shëtitje apo për të takuar mikeshat. Ndjehesha e plogësht dhe doja vetëm të qaja. Doktoreshë Luljeta ishte si një dritë shprese. Ajo më ndihmoi ta tejkaloj këtë gjendje, si dhe të rifitoj besimin në vete. Sot jam shumë më mirë dhe kjo është vetëm falë ndihmesës së saj”, pohon një prej pacienteve. Një përvojë aspak e lehtë ka qenë sëmundja edhe për Luelën, pacienten 30- vjeçare e cila rrëfen se pasi ka kaluar koronavirusin, ka qenë shumë e vështirë që të përshtatet. “Mendoja se më kishte ndryshuar jeta, se nuk mund të isha më siç kisha qenë. Doja vetëm të qëndroja në dhomë dhe shumë gjëra që më lumturonin kishin filluar të më krijonin bezdisje. Falë doktoreshës, tani jam më mirë. I jam mirënjohëse për gjithë vëmendjen dhe kujdesin që tregoi ndaj meje”, shprehet ajo.

PACIENTI 1: Gjatë kohës që isha e infektuar, por edhe pasi e kalova koronavirusin, nuk po arrija që t’u rikthehesha aktiviteteve të mëparshme. Më mungonte dëshira për të shkuar në punë, për të dalë shëtitje apo për të takuar mikeshat. Ndjehesha e plogësht dhe doja vetëm të qaja. Doktoreshë Luljeta m’u bë e vetmja dritë shprese

PACIENTI 2: Mendoja se më kishte ndryshuar jeta, se nuk mund të isha më siç kisha qenë. Doja vetëm të qëndroja në dhomë dhe shumë gjëra që më lumturonin kishin filluar të më krijonin bezdisje. Falë doktoreshës, tani jam më mirë. I jam mirënjohëse për gjithë vëmendjen dhe kujdesin që tregoi ndaj meje

MBI DOKTORESHËN
Prof. dr. Luljeta Lleshi është personalitet i veçantë në fushën e mjekësisë. Prej vitesh ushtron profesionin e mjekes neurologe, në të njëjtën kohë është edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Me një karrierë të gjatë e të shkëlqyer mbi supe, zonja Lleshi numëron plot histori suksesi. Me profesionalizmin e saj ndër vite, por gjithnjë e rezervuar dhe tejet modeste, doktoresha iu ka ardhur në ndihmë shumë pacientëve që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor, duke fituar në këmbim falënderimet dhe mirënjohjen e tyre.

PASOJAT POST-COVID
E në fakt, pasojat post-Covid nuk janë një realitet i panjohur. Shumë pacientë ankohen se nuk arrijnë të gjejnë dot ekuilibrin në jetë. Të dhënat tregojnë se rreth 15-20 për qind e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma si lodhje, dobësi, vështirësi në frymëmarrje, ankth dhe depresion edhe për muaj më vonë. Doktorët e quajnë këtë periudhë të gjatë rikuperimi si “COVID i zgjatur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb