GJIROKASTËR- Radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Kakavijës. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se pas kapjes së një sasie heroinë një ditë më parë nga pala greke, policia e shtetit fqinj po ushtron kontrolle të rrepta mbi automjetet që kalojnë në këtë pikë kufitare. Të gjitha mjetet kalojnë në skaner.

Mbi 6 kg heroinë u kapën dje në portin e Igumenicës në makinën e një shqiptari me pasaportë italiane. Ai po udhëtonte me një mjet luksoz nga Greqia për në Itali.

kakavij-radhe-1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb