Serbia ka vendosur që të propozojë në UNESCO mbrojtjen e qilimave. Pirot, Stapar dhe Sjenica-Pest janë tre llojet e qilimave që Serbia ka vendosur të aplikojë për t’i propozuar në organizatën për ruajtjen e trashëgimeve kulturore në nivel global.

Të njëjtit qilima i janë dhuruar këtë vit si dhurata presidentëve Putin, Macron e Charles. Qilimat janë regjistruar në regjistrin kombëtar dhe në fillim të vitit do të propozohen në UNESCO.

Kujtojmë se një nismë e tillë nga Serbia u mor edhe për lahutën, çka solli një debat të madh publik. Në listën e UNESCO-s për mbrojtjen e përkohshme të trashëgimisë së paprekshme janë futur edhe 21 elemente të reja. Në mesin e kësaj liste është edhe këndimi me lahutë nga trevat e Serbisë. Shoqërimi me këngë në performimin me lahutë (gusle) është tanimë pjesë e mbrojtur nga UNESCO.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: