Sindis Kopliku jep dorëheqjen si drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër. Pak kohë më parë drejtuesit e PS Shkodër mësohet se kanë kërkuar dorëheqjet e gjithë drejtorëve  në Shkodër, kërkesë kjo që iu bë në kohën kur Edona Bilali ishte ende pa u zëvendësuar nga drejtuesja e re politike Elisa Spiropali.

Gazeari Senad Nikshiqi bën me dije se në këtë mënyrë pas kërkesës nga selia e PS Shkodër, Kopliku bëhet drejtorja e parë që largohet. Pritet që Sindis Kopliku të emërohet në një pozicion tjetër në vazhdimësi.

Ndërkohë mësohet se edhe disa drejtorë të tjerë kanë paraqitur dorëheqjet por pritet për tu parë se cilët prej tyre do të largohen përfundimisht. E sigurtë është që me drejtuesen e re politike do të ketë ndryshime në radhët e drejtorive në Shkodër.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb